Gruaja pas sulmit nga bashkëshorti dërgohet në strehimore

21 korrik 2021 | 09:56

Një person i dyshuar është arrestuar nga Policia në Istog, për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuan tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Më 20.07.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën. Viktima, pas pranimit të tretmanit mjekësor është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim te prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikë kalimin…