Grubi: Marrëveshja e Ohrit avancoi të drejtat e bashkësive

07 nëntor 2022 | 13:25

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot mori pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor, organizuar në Prishtinë nën patronatin e kryeministrit Albin Kurti në pjesëmarrje të përfaqësuesve të lartë nga vendet e rajonit.

Grubi në fjalimin e tij drejtuar pjesëmarrësve, tregoi kronologjinë e zhvillimit të ngjarjeve kundër diskriminimit në Maqedoninë e Veriut, duke krahasuar situatat nga viti 2001 e deri në arritjet e viteve të fundit.

Më tej theksoi se Marrëveshja e Ohrit vendosi standardet e përfaqësimit të drejtë dhe të garantuar institucional të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, teksa shtoi se synimet e brezave të dikurshëm që dukeshin ëndrra, sot po i gëzojnë me të drejta të plota më bashkëkombësit e tyre edhe shqiptarët.

Duke u bazuar në statistika konkrete, foli për përfaqësim të drejtë institucional të shqiptarëve, shkollimin në gjuhën amtare, hapjen e universiteteve në gjuhën shqipe e po ashtu dhe avancimit të dialogut social, raste këto që i shprehi si suksese që mund t’u shërbejnë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në “Twitter” lidhur…