Grubi thotë se BDI do t’i fitoj zgjedhjet në të gjitha komunat me shumicë shqiptare

18 qershor 2021 | 00:39

Duke folur më tej mbi zgjedhjet lokale të cilat pritet të organizohen diku në fund të vitit, Grubi ka theksuar se Bashkimi Demokratik për Integrim është favorite për të fituar këto zgjedhje dhe këtë e tregojnë anketat e realizuara nga institute ndërkombëtare por edhe vullneti i qytetarëve tregon se si parti do të jetë fituese.

“Bashkimi Demokratik për Integrim është favorite në zgjedhjet lokale, do të fitojmë nga Likova deri në Strugë sepse këtë e kërkojnë qytetarët, do jemi fitues në Likovë, në Çair, Gostivar, Dibër, Strugë, në Bogovinë, në Vrapçisht e në Kërçovë, në Dollnen dhe Pllasnicë, madje jemi favorit për të fituar edhe në komunën e Çashkës”, ka theksuar kështu Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjatë intervistës për Tv24.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zgjedhjeve të 25 prillit, deputetja Rudina Hajdari u largua…