Gruda i PDK-së: Është e çuditshme se si qeveria Kurti regresin e quan progres!

27 tetor 2022 | 10:58

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi të PDK-së në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë (KQM), Përparim Gruda, ka reaguar pas publikimit të Indeksit vjetor të sundimit të ligjit në botë, ku Kosova është renditur e 57-ta në botë sa i përket sundimit të ligjit.

Gruda ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk duhet të paraqesin këtë renditje si sukses të madh të tyre për shkak se sipas tij në vitin 2020, Kosova ka qenë më mirë në raport me sundimin e ligjit.

“Indeksi Vjetor i Sundimit të Ligjit i World Justice Project, mat perceptimin e publikut mbi sundimin e ligjit përmes realizimit të sondazheve me qytetarë dhe praktikues të ligjit. Kjo nuk d.m.th domosdoshmërisht se sundimi i ligjit është përmirësuar, sepse ai pra mat thjeshtë dhe vetëm perceptimin.  Prandaj, kryeministri dhe ministrja e Drejtësisë nuk duhet ta paraqesin këtë si sukses të madh të tyre, sepse, po të bazohemi në këtë matje të percepcionit, Kosova në vitin 2020 (prej kur është përfshirë në këtë index) ishte e ranguar në vendin e 54, më mirë se tani në vitin 2022 që është në vendin e 57.  Pra, me qeverinë e LV-së Kosova ka pësuar rënie nga vendi i 54 në vendin e 57 në botë. Është e çuditshme se si kjo qeveri regresin e quan progres!”, ka shkruar Gruda në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë…