Lushaku-Sadriu: Jemi duke shkuar drejt zgjedhjeve, partia më e madhe nuk po prodhon zgjidhje

23 prill 2026 | 11:16

Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovë, Jehona Lushaku-Sadriu, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti lidhur me zgjedhjet e reja.

Ajo ka thënë se deklaratat që Kurti ka bërë e tregojnë tendencën e tij dhe shpjegojnë idenë që e ka ai prapa.

Në këtë kontekst, Lushaku-Sadriu ka thënë se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

“Së pari deklaratat që zoti Kurti ka bërë për cikël zgjedhjesh e tregojnë me gjasë edhe tendencën e tij edhe e shpjegojnë krejt idenë mbrapa. Ne sot sapo e përfunduam mbledhjen e kryesisë dhe pamë një agjendë të ngjeshur që po vendos anëtarë të rinj të bordeve dhe ka një shpërfaqje totale për tendencën për kapje institucionale. Krejt kjo dinamikë e shpjegon që ne jemi duke shkuar në zgjedhje, por jemi duke shkuar në zgjedhje sepse partia më e madhe nuk po prodhon një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit. Është partia më e madhe që ka numrin më të madh të deputetëve dhe që në bazë të kushtetutës i takon përgjegjësia më e madhe për ta zgjedhur presidentin”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka konfirmuar…