Tahiri i AAK-së: Nuk marrim pjesë në seancën për president ku propozohen dy kandidatë prej një partie
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit dhe në të cilën do të propozohen dy kandidatë prej një partie.
“Nuk do të marrim pjesë në seancë ku do të jenë dy kandidatë të propozuar prej një partie. Ky shtet, këto institucione nuk janë të një partie, janë të demokracisë, të shumë partive. Pra, nuk marrim pjesë në atë seancë. Nuk e di çka do të ndodhë. Ajo çka kam parë për shkak se ne si Aleancë nuk kemi qenë pjesë e diskutimit për president, e shohim se tendenca është me ardhë deri te dita e fundit kur të shpallen zgjedhjet dhe kur të përfundojnë një mori ligjesh, një mori emërimesh, të cilat në esencë e kanë emërimin e njerëzve partiakë e jo konsensualë”, ka thënë Tahiri.



