Ish-ambasadori Bosch për presidentin: Për të mirën e vendit bëni kompromis, zgjedhjet s’do e përmirësojnë situatën

23 prill 2026 | 11:20

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch është deklaruar lidhur me situatën politike në vend, rreth zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, duke thënë se do të ishte keq për këtë të fundit, nëse s’do “të jetë në gjendje të zgjedhë një president”.

Bosch ka shkruar në “Facebook” se zgjedhjet e reja nuk do ta përmirësojnë situatën, pasi që, siç ka deklaruar ai, situata do të jetë ngjashme me tani.

Ish-ambasadori ka bërë thirrje që “për të mirën e vendit” të arrihet kompromis.

“Do të ishte keq për Kosovën që të mos jetë në gjendje të zgjedhë një president dhe zgjedhjet e reja nuk do ta përmirësojnë situatën, pasi ajo do të jetë e ngjashme me tani nëse partitë sërish nuk janë të gatshme të lëvizin. Për të mirën e vendit: kompromis!”, ka shkruar Bosch.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovë, Jehona…