Gruda, Kurtit: Ta quash Kosovën e çliruar dhe të pavarur ‘bodrum’ është konstatim i rrezikshëm (video)
22 maj 2026
| 12:38
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka thënë se kur ka ardhur në pushtet e ka gjetur Kosovën në bodrum.
Gruda ka thënë se ta quash bodrum, Kosovën e çliruar dhe të pavarur është konstatim i rrezikshëm.
“Kosova nuk do të kthehet më kurrë në bodrumet e përgjakura të viteve 90-a. Ta quash bodrum, Kosovën e çliruar, të lirë, të pavarur, të njohur ndërkombëtarësht e të zhvilluar, është konstatim i rrezikshëm. Kurrë më”, ka shkruar Gruda në “Facebook”.



