Grumbullohet Kosova U18

15 dhjetor 2023 | 15:24

Sot është grumbulluar Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll. Është ky grumbullimi i radhës i djemve tanë që po punojnë nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi. Të hënën në mëngjes Kombëtarja udhëton për në Belgjikë ku do të paraqitet në një turne të fortë ndërkombëtar.

Prej 19 deri më 22 dhjetor, Kombëtarja U18 paraqitet në turneun ku janë edhe Belgjika, Luksemburgu dhe Polonia.

Kombëtarja U18 menjëherë në janar do të paraqitet në kualifikimet për Kampionat Evropian. Kosova U18 është në grup me Maqedoninë e Veriut, Zvicrën dhe Sllovakinë. Ndeshjet do të luhen në Maqedoni të Veriut prej 5 deri më 8 janar.

Kjo gjeneratë kishte disa grumbullime deri më tani, ndërsa turneu në Belgjikë do të shërbejë për ngritje të mëtejme të nivelit dhe komponim të ekipit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Francës…