Grupi F/ Kualifikohen Dortmundi dhe Lazio, Brugge në Ligën e Evropës

08 dhjetor 2020 | 20:56

Lazio ka siguruar kalimin në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve, pas barazimit 2:2 në shtëpi me Club Bruggen sonte, në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës grupore.

Joaquin Correa (12’) dhe Ciro Immobile (27’ penallti) shënuan për Lazion, ndërsa Ruud Vormer (15’) dhe Hans Vanaken (76’) shënuan për Bruggen.

Te Lazio në stol ishin Thomas Strakosha e Marco Alia, ndërsa Vedat Muriqi është i lënduar.

Lazio ka përfunduar fazën grupore në vend të dytë me 10 pikë, tri prapa Borussia Dortmundit që e ka fituar Grupin F. Dortmundi triumfoi 2:1 në udhëtim ndaj Zenitit. Sebastian Driussi (16’) kaloi në epërsi Zenitin, ndërsa Lukasz Piszczek (68’) dhe Axel Ëitsel (78’) shënuan për Dortmundin.

Brugge ka përfunduar në vend të tretë në grup me tetë pikë, dhe do të vazhdojë garat në Ligën e Evropës. Zeniti ka dal i katërti me një pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e djeshme në Cyrih të Zvicrës u hodh shorti…