Grupi F / Kualifikohen Franca, Gjermania dhe Portugalia

23 qershor 2021 | 22:59

Franca, Gjermania dhe Portugalia janë tri kombëtarët që e kanë siguruar kualifikimin nga Grupi F.

Franca luajt baras me Portugalinë (2-2). Cristiano Ronaldo e kaloi Portugalinë në epërsi në minutën e 31-të, duke u treguar i sakët nga penalltia. Në fund të pjesës së parë nga penalltia e barazoi rezultatin Karim Benzema.

Në fillim të pjesës së dytë Benzema shënoi golin e epërsisë për Francën (1-2), por Ronaldo arriti të shënoi edhe një herë nga penalltia për rezultatin final 2-2.

Edhe ndeshja tjetër në mes Gjermanisë dhe Hungarisë rezultati final ishte 2-2. Gjermanët kanë vuajtur mjaftë, pasi vetëm në minutën e 86-të e arritën golin e barazimit që i mundësoi kualifikimin. Për Hungarinë shënues ishin Adam Szalai dhe Andras Schafer, kurse për Gjermaninë shënues ishin Kai Havertz dhe Leon Goretzka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania e ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Hungarisë (2-2).…