Grupi i nxënësve shqiptarë nga Suedia vizitoi Ministrinë e Diasporës

15 prill 16:35

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, prej datës 15 prill kanë nisur ekskursionet mësimore njohëse të nxënësve e  mësuesve nga diaspora në atdhe.

Si pjesë e ekskursionit, të hënën Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e vizitoi grupi i parë i nxënësve dhe mësuesve nga shkolla shqipe në Suedi. Ata i ka pritur zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Isni Kilaj.

Ai ka theksuar se qëllimi i Ministrisë së Diasporës është  ruajtja e lidhjeve mes diasporës dhe vendlindjes, dhe kjo arrihet edhe përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore e arsimore, siç janë ekskursionet mësimoret, përmes të cilave mësohet për historinë, kulturën dhe trashëgiminë e atdheut.

Ekskursionistët nga Suedia sot e vizituan Kuvendin e Kosovës dhe kazermat e FSK-së.

Gjatë qëndrimit të tyre në atdhe, ata do të vizitojnë shkolla, qytete e monumente të ndryshme kulturore dhe historike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Ky aktivitet, me  karakter njohës mësimor, është i rëndësishëm për nxënësit nga diaspora, sepse u mundëson njohjen e atdheut, thellimin e njohurive për identitetin, gjuhën, kulturën dhe  historinë e vendit të tyre.

Ekskursioni zgjat pesë ditë. Ekskursionet do të vazhdojnë me grupe të tjera të fëmijëve nga  Austria, Gjermania, Greqia, Kroacia dhe Sllovenia. Nga secili shtet pjesëmarrës do të jenë nga 50 veta.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari,…