Grupi muzikor suedez sjellin versionin rock të këngës “Xhamadani vija-vija” (Video)

29 nëntor 2020 | 12:47

Në atmosferën e 28 Nëntorit është përfshirë edhe grupi suedez “MadMan’s Choice”, i cili ka sjellë një version origjinal të këngës “Xhamadani vija-vija”.

MadMan’s Choice njoftojnë se kënga është dhurata e vogël për Kosovën, duke shpresuar që të tejkalohet sa më shpejt Covid-19.

“Dy vjet më parë ne ishim të ftuar të performojmë në Hardh Fest në Rahovec, Kosovë. Para koncertit vendosëm të provonim një këngë shqiptare si një dhuratë për publikun. Përgjigja ishte jashtë kësaj bote. Kjo çoi në disa bashkëpunime me Bujar Berishën, Florent Boshnjakun dhe Berat Keqekolla. Kështu që ideja për të bërë një video për këngën “Xhamadani”, erdhi natyrshëm”, kanë shkruar grupi në kanalin e tyre në “YouTube”.

Grupi suedez një vit më parë kanë qenë pjesë e një koncerti në Kosovë dhe mikëpritja që hasën në “Hardh Fest” në Rahovec, e frymëzoi grupin suedez për këtë projekt që vjen si dhuratë ndaj publikut për 28 Nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Parisit të shtunën…