Guardiola: Evra flet ashtu pasi dëshiron të fitojë një vend pune tek Unitedi

11 maj 2022 | 16:49

Ish-futbollisti i njohur, Patrice Evra, ka folur për Pep Guardiolan dhe Manchester Cityn, duke thënë se trajneri katalanas nuk mund të bashkëpunojë me lojtarë me karakter.

Sipas ish-futbollistit francez Pep Guardiola, dëshiron të ketë kontroll të plotë në skuadër dhe të jetë vetë lideri. Guardiola i është kundërpërgjigjur ish-mbrojtësit duke i thënë se ka bashkëpunuar gjithnjë me lojtarë me personalitet të fortë dhe me karakter, ndërsa shtoi se Evra u shpreh në këtë mënyrën pasi kërkon një vend pune në Manchester United.

“Ndoshta Evra ka të drejtë ose, mbase, deklarata e tij mund të lidhet me dëshirën për të fituar një vend pune te Manchester United. Unë kam bashkëpunuar me lojtarë të shkëlqyer, nga Barcelona te Bayern Munchen dhe tashmë te Manchester City. Mund t’ju jap një listë të gjatë me emrat e lojtarëve të cilët kanë shumë personalitet dhe karakter. Bëhet fjalë për futbollistë të cilët kanë fituar kupa bote, kampionate evropiane, liga të kampionëve dhe kampionate. Nëse Evra do të ishte me mua në stërvitje atëherë do t’i tregoja pa ngurrim personalitetin e lojtarëve që kam në organikë”, ka thënë Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 69 vota pro kanë…