Guardiola flet për derbin ndaj Unitedit  

09 nëntor 2018 | 18:10

Pep Guardiola beson se Manchester United ende është në garë për titull, mirëpo nuk mendon se derbi i Manchesterit është ndeshja më e madhe e këtij stinori.

Manchester City e pret në shtëpi të dielën Unitedin në kuadër të javës së 12-të në Premierligë.

“Jo, jo, jo”, u përgjigj kështu Guardiola në pyetjen se a është kjo ndeshja më e rëndësishme në këtë stinor për Cityn.

“Sigurisht ndeshjet ndaj rivalëve janë speciale sepse nëse fiton, ata nuk fitojnë, por është ende nëntori dhe ndoshta ndeshja në ‘Old Trafford’ në muajin mars do të jetë më e rëndësishme”.

Skuadra e Pep Guardiolas është në vendin e parë në renditje me 29 pikë, ndërsa Unitedi në vendin e shtatë me 20 pikë.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një situatë të tensionuar mes qeverisë dhe Presidencës në…