Guardiola: Fodeni është lojtari më i mirë në Premier Ligë

04 mars 2024 | 12:58

Phil Foden ka shkëlqyer në fitoren e Manchester Cityrt ndaj Manchester United, duke realizuar dy gola në fitoren 3-1.

Trajneri Pep Guardiola ka thënë se Foden është lojtari më i mirë në Premier Ligë.

“Gjithmonë ka qenë një futbollist i talentuar, por tani është më i pjekur dhe arrin të lexojë më mirë lojën. Sidomos në aspektin mbrojtës. Ai mund të luajë kudo. Çfarë të them, Phil është lojtari më i mirë në Premier Ligë për momentin. I mrekullueshëm. Ai e dashuron futbollin, jeton për futbollin. Më dha kënaqësi të madhe me dy golat që realizoi. Është gëzim i madh ta shohësh duke luajtur. Ka edhe një etikë punë të jashtëzakonshme”, ka thënë Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush ka…