Guardiola: Haalandi do të thyejë rekordin e golave në Premier Ligë

24 tetor 2022 | 16:13

Pep Guardiola beson se Erling Haaland mund të thyejë rekordin sezonal të golave në Premier Ligë këtë sezon.

Sulmuesi norvegjez po shijon një formë fenomenale këtë sezon pasi ka shënuar tashmë 17 gola në 11 paraqitje në ligë. Ai gjithashtu ka tre hat-trick në emër të tij dhe ka shënuar dy herë në ndeshjen e fundit të Cityt – një fitore 3-1 ndaj Brighton.

Duke folur për gazetarët, Guardiola ka thënë të gjithë sulmuesit që i ka pasur në ekipe kanë pasur ambicie për shënuar sa më shumë gola.

“Ne nuk duhet të jemi gjeni, nëse ai vazhdon në këtë ritëm, me mesataren në çdo ndeshje, ai do të thyejë rekordin, padyshim. Por në futboll ndoshta ju shënoni dhe në pak ditët ndaleni së shënuari. Nuk e di”.

“Unë nuk kam folur me të, mendoj se ai është i lumtur kur ekipi fiton dhe jo kur humbet. Të gjithë sulmuesit që kam parë në karrierën time, Samuel Eto’o, Messi, Robert Lewandowski, Thomas Muller, Sergio Aguero, ata. Të gjithë kanë ambicie të jashtëzakonshme për të shënuar gola. Është normale. Ai duhet të jetë i tillë”, ka thënë Guardiola.

Rikujtojmë se Haalandi ka kaluar këtë sezon nga Borussia Dortmundi drejt kampionit anglez, Manchester Cityt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i befasuar dhe…