Guardiola: Jam i impresionuar nga Interi, ata mund të na mposhtin

24 maj 2023 | 13:11

Trajneri Pep Guardiola po e kërkon Ligën e Parë me Manchester Cityn dhe një tripletë brenda një sezoni. Interi është kundërshtari i tij në finalen e madhe të Stambollit, por trajneri spanjoll i trembet zikaltërve.

“Fillova të shikoja disa minuta Interin, disa situata dhe jam shumë i impresionuar. Ata më bënë përshtypje me lojën e tyre, me gjuhën e tyre trupore. Fillova t’i shikoja, thirra disa miq që jetojnë në Itali për t’i pyetur rreth mendimit të tyre për Interin. Të gjithë më thanë të qëndroj vigjilent se janë një ekip serioz dhe që godasin atëherë kur nuk e pret. Por gjithsesi këtë gjë e kuptova vet duke parë ato pak minuta nga loja e tyre. Sigurisht që Interi mund të na mposhtë. Ata e kanë fituar këtë trofe tre herë dhe ne nuk kemi fituar asnjë, por ne do të bëjmë më të mirën tonë”, ka thënë Guardiola.

“Kam luajtur në Itali, e di mentalitetin që kanë ekipet italiane në fushë, në finale. Le të mos harrojmë se njëzet vjet më parë Serie A ishte liga më e mirë në botë dhe të gjithë lojtarët e trajnerët donin të punësoheshin atje. Interin e kam parë, janë një ekip dinak të cilët duket sikur ia kupton lojën, taktikat, por atëherë kur nuk e pret, ata ndryshojnë totalisht dhe të shënojnë, të vendosin në vështirësi”, është shprehur Guardiola për “Gazzetta dello Sport”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menjëherë pas lajmit se Netflix do të realizojë një serial…