Guardiola: Jemi në telashe, por nuk ankohemi

21 shtator 2023 | 15:41

Festa e fitores së Manchester Cityt 3-1 në debutimin në Ligën e Kampionëve ndaj Crvena Zvezdës u zbeh disi nga dëmtimi i Bernardo Silvës. Portugezi iu bashkua një liste të gjatë dëmtimesh, ku aktualisht janë edhe Kevin de Bryjne, Xhon Stons, Mateo Kovaçiç me Xhek Grilish.

“Ne kemi pesë lojtarë të rëndësishëm të lënduar”, tha Guardiola për faqen zyrtare të klubit.

“Të mbash këtë ritëm për një kohë të gjatë do të jetë e vështirë, por situatë është ajo që është. Ne nuk mund të kemi 35 lojtarë, sepse do të jetë kaos për klubet dhe ato do të falimentojnë. Fatkeqësisht është një mungesë shumë e gjatë për Kevinin, Xhon nuk luajti, ndoshta Kova do të kthehet, Xhekut i duhen 7-10 ditë. Jemi në telashe, por nuk do të ankohem”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë takimit që pati me…