Guardiola: Jemi të vetmit në Evropë që luftojmë për tre trofetë

16 maj 2023 | 14:35

Trajneri Pep Guardiola ka thënë se skuadra e Manchester Cityt është e vetmja në Evropës që po lufton për tre trofetë. Ai ka thënë se synim është kualifikimi në finalen e Ligës së Kampionëve.

City barazoi në “Bernabeu” me rezultat 1-1, derisa ndeshja kthyese zhvillohet në “Etihad”.

“Jemi e vetmja skuadër në Evropë që luftojmë për të gjitha kompeticionet. Jemi në finalen e Kupës kundër Unitedit dhe në fund të Premier Ligës në rrugën e duhur. Por të luajmë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në shtëpi, përpara njerëzve tanë dhe duke u përpjekur për të arritur në finale, është një arritje e jashtëzakonshme”, ka thënë Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kadri Veselit, avokati Ben Emmerson, ka përfunduar kundra-pyetjet…