Guardiola kundër Superligës së Evropës

20 prill 2021 | 16:57

Pep Guardiola është kundër Superligës së Evropës, megjithëse Manchester City është një nga klubet themelues të këtij kompeticioni. Spanjolli foli para ndeshjes së nesërme me Aston Villa, por vëmendjen më të madhe ia kushtoi Superligës, të cilin e quan kompeticion të pandershëm.

“E mora vesh para se të dilte deklarata. Janë njerëzit e ngarkuar për organizimin e këtij kompeticioni që duhet të dalin dhe të shpjegojnë veten e tyre. Nuk i kam të gjitha përgjigjet në lidhje me këtë kompeticion të ri. Pse Leicester, Sevilla apo Ajax duhet të luftojnë aq shumë për të qenë në një kompeticion të tillë? Secili kujdeset për interesat e veta. Të mos thonë se kjo është për të mirën e të gjithëve. UEFA duhet ta kuptojë se ka dështuar. Është edhe faji i tyre. Lewandowski humbi ndeshjet e Champions League sepse iu desh të luante për Poloninë në mars, kulmi i sezonit. Unë mbështes atë që tha kryeministri (Johnson). Nuk më duket e drejtë që një ekip lufton dhe nuk mund të kualifikohet. Ky nuk është sport. Është diçka tjetër”, tha Guardiola ndër të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci,…