Guardiola: Luajtëm shkëlqyeshëm ndaj PSG-së, mungoi vetëm goli

29 shtator 2021 | 14:22

Golin e Messit e admiroi edhe ish-profesori i tij, Pep Guardiola qw e cilësoi një gol fantastik.

“Goli ishte fantastik. Në këto lloj ndeshjesh, vendosin episodet si rasti i humbur nga Bernardo Silva. Ato janë gjithnjë të rëndësishme. Por skuadra ishte në fushë dhe luajti ashtu si në fitoren ndaj Chelseat të shtunën. Është për të ardhur keq, sepse luajtëm për të fituar dhe nuk arritëm që të shënonim qoftë edhe një gol”, ka thënë Guardiola.

“Ishte një ndeshje e mirë. Bëmë gjithçka përveç golit. U mbrojtëm mirë, ata u mbrojtën shumë thellë dhe kundërsulmet e Parisit janë gjithnjë shumë të rrezikshme, por i tillë është futbolli. Urimet më të mëdha për skuadrën time. Në pjesën e dytë, Donnarumma bëri pritje të mira. Fatkeqësisht, PSG-së nuk iu desh të prodhonte kaq shumë për të shënuar golat e saj”, ka shtuar trajneri spanjoll.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarja e lartë në Presidencën e Kosovës, Vesa Bujupaj, ka…