Guardiola: Napoli është skuadra më e mirë në Evropë

16 mars 2023 | 16:17

Trajneri i Man City, Pep Guardiola ka komentuar në lidhje me skuadrën e Napolit. Skuadra e Amir Rrahmanit është në një formë jetësore këtë sezon.

Ata janë lider në Serie A, me një diferencë prej 18 pikëve nga vendi i dytë. Interi. Në Ligën e Kampionëve ata bën histori, duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale të këtij kompeticioni.

Së fundmi në lidhje me ekipin italian ka komentuar trajneri i Cityt, Guardiola. Sipas katalanasit, liderët e Serie A janë skuadrat më e mirë në Evropë këtë vit.

“Napoli është ndoshta skuadra më e mirë në Evropë këtë vit, për sa i përket stilit të lojës… afër Arsenalit”, u shpreh ai për ‘Sky Sports’. Skuadra e City mund të takohen me Napoli në kuadër të çerekfinales, me shortin që do hidhet nesër në orën 12:00

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria amerikane po përshpejton dërgimin e armëve në Ukrainë dhe…