Guardiola: Nuk e kisha menduar se do të fitoja pesë kampionate në Angli

22 maj 2023 | 13:12

Manchester City ka fituar titullin e nëntë në histori të klubit, derisa është i treti radhazi. Për “Citizens” është titulli i pestë nën udhëheqjen e trajnerit spanjoll Pep Guardiola, i cili ka synim të fitoj edhe Ligën e Kampionëve.

Pasi kanë festuar titullin e kampionit, Pep ka thënë se është e padrejtë që iu kërkohet me patjetër të fitohet Liga e Kampionëve për të marrë vlerësimet e merituara.

“Ndonjëherë është e padrejtë që të duhet të fitosh patjetër Ligën e Kampionëve në mënyrë që të marrësh të gjitha vlerësimet e merituara. Megjithatë, e pranoj, e di se nuk do të jemi të kompletuar pa trofeun e Ligës së Kampionëve. Është mirë kur luan nën presion, për mua është e nevojshme”, ka thënë Guardiola.

Tutje trajneri spanjoll ka thënë se nuk e kishte menduar se do të fitonte pesë kampionate në gjashtë vite te City dhe është një sukses i jashtëzakonshëm. “Ajo që kemi arritur është e jashtëzakonshme dhe këtë e dinë të gjithë kundërshtarët tanë. Ata e dinë se sa të jashtëzakonshëm jemi ne. Nuk e kisha çuar ndërmend që do të fitoja pesë nga gjashtë kampionate, tashmë duket diçka normale, por është diçka e madhe dhe koha do ta tregojë”, ka shtuar Guardiola.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi…