Guardiola: Nuk jemi në gjendje të mendojmë për titullin

06 shkurt 2023 | 11:37

Tottenham Hotspur ka arritur të triumfojë me rezultatin minimal 1-0, ndaj Manchester City, fitore kjo që “dëmton” shumë rrugën e “qytetarëve” drejt titullit kampion.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe vetë trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola, i cili në intervistën pas ndeshjes tha se Manchester City nuk është më në gjendje të mendojë për kampionatin.

“Ne patëm një fillim loje të shkëlqyeshëm, siç ndodh shpesh kundër Tottenhamit, por u ndëshkuam nga një gabim. Në 0-1 është një lojë ndryshe. Ne kishim shanse, por sigurisht që është e vështirë të luash kundër Son dhe Kulusevski kur humbet topin në fazat kalimtare. Humbëm tre pikë. Lojtarët e ndoqën planin në pjesën më të madhe, por nuk është e lehtë të luash kur kundërshtari mbrohet me dhjetë lojtarë dhe ulet në mbrojtje pak më shumë se në ‘Etihad’ dy javë më parë. Ne luajtëm mirë, sidomos në fillim”, ka thënë Guardiola.

“Herët a vonë statistikat tona në stadiumin e Tottenham Hotspur do të ndryshojnë, por është e çuditshme që ne nuk shënuam kurrë. Është e vështirë të gjesh një shpjegim. Tani nuk jemi në gjendje të mendojmë për kampionatin. Mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës kundër Aston Villas. Ne do të përgatitemi mirë dhe do të luajmë sa më mirë”, ka shtuar Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas tërmetit në…