Guardiola për Bellinghamin: Përpos që ka kualitet, ai është edhe mendërisht i fortë

25 tetor 2022 | 15:54

Pep Guardiola është shprehur me elozhe për mesfushorin e Dortmundit, Jude Bellingham.

Në konferencën për shtyp, para ndeshjes ndaj “verdhezinjve”, trajneri i Man Cityt ka theksuar se përpos që ka kualitet të madh, anglezi është edhe mendërisht i fortë.

“Nuk është vetëm çështje kualiteti…ai është edhe mendërisht i fortë. Tashmë ai është njeri prej kapitenëve, në moshën 19-vjeçare. Është tejet impresive”.

“Nuk është vetëm çështje golash. Ai është lojtar i mirë në tërësi. Tashmë Bellinghami po luan në grupmoshat U19 të Anglisë. I njohim kualitetet që ka”, ka thënë Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në takimin e ministrave të…