Guardiola sulmon Liverpoolin: E gjithë Anglia është me ta

10 maj 2022 | 12:51

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se të gjithë në Angli duan që titullin ta fitojë skuadra e Jurgen Kloppit, Liverpool.

“Njerëzit duan që Liverpooli të fitojë më shumë se ne. Nuk është një problem, është normale. Ndoshta ata kanë më shumë tifozë nëpër botë dhe në Angli ndoshta më shumë mbështesin Liverpoolin sesa ne. Të gjithë në këtë vend bëjnë tifo për Liverpulin, sigurisht sepse Liverpooli ka një histori të pabesueshme në kompeticionet evropiane. Megjithatë jo në Premier Ligë, sepse ata kanë fituar vetëm një trofe në 30 vite. Por nuk është një problem. Liverpuli, bashkë me Manchester Unitedin, janë skuadrat më të famshme, me atë që kanë bërë në histori, me trofetë e fituar, trashëgiminë, historinë, dramat, shumë gjëra. Por ne po shkojmë drejt tyre në 10-11- 12 vitet e fundit. E di që jemi një bezdi ndonjëherë për njerëzit, por nuk më intereson”, ka deklaruar Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në hapjen zyrtare të takimit të liderëve të Konferencës së…