Guardiola: Synojmë të shkojmë në gjysmëfinale

17 prill 2024 | 11:20

Manchester City synon kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Kështu ka bërë me dije trajneri Pep Guardiola para përballjes me Realin e Madridit, sonte nga ora 21:00 në “Etihad”. Ndeshja e parë në Madridi kishte përfunduar me rezultat 3-3, raporton “Epoka e re”.

Guardiola në konferencën për shtyp u ka bërë thirrje lojtarëve të harrojnë fitoren me “poker” golash një vit më parë: “Duhet ta harrojmë atë ndeshje. Është e pamundur që ne to dominojmë për 90 minuta këtë takim, duhet të dimë edhe të vuajmë, por ne jemi përgatitur për të luajtur një ndeshje në nivel shumë të lartë. Ne kemi një ëndërr, një objektiv të qartë, të shkojmë në gjysmëfinale, do të bëjmë gjithçka për ta realizuar”.

“Gjithnjë kështu ka qenë, një sfidë speciale. Të përballesh me Realin në këtë kompeticion është speciale për mua. Nuk i kam frikë, por i respektoj. Dua t’i mund”, ka shtuar Guardiola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Carlo Ancelotti ka thënë se ndeshja kthyese e çerekfinales…