Guardiola: Të thyesh Reali është e vështirë

09 prill 2024 | 10:57

Me emocion e pret Pep Guardiola ndeshjen ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve. Trajneri spanjoll e pranon se është e vështirë të thyhet Real Madridi.

“Kemi një avantazh të lehtë, ndeshja e kthimit do të luhet në fushën tonë, aty ku e dimë që jemi shumë të fortë. Të thyesh Real Madrid është e vështirë, ta bësh diçka të tillë si një vit më parë është thuajse e pamundur. Objektivi ynë nuk është të vijmë këtu dhe të kontrollojmë ndeshjen, duhet të përpiqemi të ndëshkojmë Realin, t’i shënojmë gol. Këtu te Manchester City nuk mjafton që të fitosh vetëm një herë Ligën e Kampionëve”, u shpreh ndër të tjera Guardiola në konferencë për shtyp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike  e Kosovës ka thënë se në ditën e…