Guardiola thotë se Haalandi është i jashtëzakonshëm, por nuk është Messi

23 tetor 2022 | 14:51

Erling Haaland është padyshim një nga sulmuesit më të mirë në botë për momentin, ku norvegjezi po mahnit me shifrat e tij të golave të shënuar.

Sulmuesi i Manchester City, në 15 ndeshje ka shënuar në total 22 gola dhe ka asistuar 3 herë, shifra të pabesueshme.

Pas ndeshjes së djeshme, Guardiola është pyetur nga gazetarët nëse Haalandi është sulmuesi më i kompletuar që ka stërvitur ndonjëherë.

“Haaland është i jashtëzakonshëm, padyshim një nga më të mirët momentalisht. Shifrat e tij janë të frikshme dhe nëse vazhdon me këto ritme, ai ka për të lënë gjurmë në këtë sport. A është sulmuesi më i mirë që kam stërvitur ndonjëherë? Po Messi?”, është shprehur Guardiola duke nënkuptuar se argjentinasi është sulmuesi më i mirë që ai ka stërvitur ndonjëherë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të ardhurat e çifteve të martuara tatohen së bashku, kështu…