Guardiola thyen heshtjen dhe flet për mundësinë e kalimit të Mbappes tek Manchester City

19 shkurt 2024 | 16:44

Pep Guardiola ka thyer heshtjen dhe është përgjigjur ndaj thashethemeve se Manchester City po kërkon të nënshkruaj me Kylian Mbappe.

Javën e kaluar ylli francez u raportua se i ka bërë me dije Paris Saint-Germainit se do të largohet në fund të sezonit.

Ai ishte shumë afër kalimit tek Real Madridi në 2022, por në fund u tërhoq dhe nënshkroi kontratë të re me kampionin e Francës.

Mbappe është lidhur me një kalim tek Real Madridi, madje me disa raportime nga Spanja se ish-fituesi i Kupës së Botës tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me gjigantin spanjoll, raporton Telegrafi.

Sidoqoftë, ishte raportuar se shefat e Manchester Cityt kanë mbajtur një takim me Mbappen të hënën e kaluar, pak orë para se ekipi të udhëtojë në Danimarkë për t’u përballur me Kopenhagën.

Për këtë çështje u pyet në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme (e martë) ndaj Brentfordit, trajneri Pep Guardiola.

“Unë mendoj se ai është mjaft i mirë, mendoj se ai ka një të ardhme”, ka thënë Guardiola duke mos dhënë më shumë detaje.

Interesimi i mundshëm i Cityt për Mbappen mund të jetë një shenjë se ata po përgatiten për një ofertë të Real Madridit për të blerë yllin norvegjez Erling Haaland.

City mposhti Real Madridin në 2022 në garë për të nënshkruar me Haaland, por besohet se ambiciet e norvegjezit janë që në një të ardhme të afërt të vesh fanellën e bardhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e…