Guardiola tregon pse Premier Liga është më e vështira

12 qershor 2019 | 12:02

Pep Guardiola përsëri ka theksuar vlerën e fitores së titullit në Premier Ligë. Trajneri i Manchester City-t ka nënvizuar se liga angleze e futbollit është më e vështira, prandaj ka një rëndësi të veçantë për ta fituar atë.

“Fitimi i titullit në Premier League është një nga arritjet më të mëdha, sepse liga angleze është më e vështira. Atë që kisha dëgjuar, tani po e provoj: futbolli këtu është më i vështirë. Hera-herës pyes veten, pse? Epo, kur vjen këtu, e kupton, veçanërisht për shkak të orarit të vështirë, cilësisë së rivalëve, numrit të tyre për kreun, kushtet fizike apo të motit”, ka deklaruar ai, duke shtuar se do ta provoj sërish për ta fituar edhe Ligen e Kampioneve.

“Një dekadë më parë askush nuk e mendonte Manchester City si kampion të mundshëm të Premier Ligës. Njerëzit po e shohin realitet këtë gjë dhe ky është hapi i parë. Nëse nuk ndodh, që ta fitojmë Ligën e Kampionëve, ok, fat i keq, por do ta provojmë. Gjëja më e rëndësishme është që gjithmonë të jemi aty dhe ta provojmë, siç bëmë në Premier Ligë. Do të luftojmë për këtë trofe deri në fund”, është shprehur  Guardiola./telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi e ka mposhtur Cristiano Ronaldon dhe është emëruar…