Sa janë paguar Messi e Ronaldo gjatë 12 muajve të fundit?

12 qershor 2019 | 12:02

Lionel Messi e ka mposhtur Cristiano Ronaldon dhe është emëruar ylli më i paguar në botën e sportit, sipas listës së revistës prestigjioze “Forbes”.

Ylli i Barcelonës ka fituar 127 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit: 92 milionë prej tyre në formë page për paraqitjet e tij, ndërsa 35 milionë të tjera për reklamat në të cilat ka marrë pjesë.

Sulmuesi i Portugalisë dhe Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka fituar 109 milionë dollarë, ndërsa Neymari i Paris Saint-Germainit radhitet i treti me 105 milionë dollarë.

10 atletët më të paguar në botë në vitin 2019, sipas “Forbes”:

1. Lionel Messi -127 milionë dollarë

2. Cristiano Ronaldo -109 milionë dollarë

3. Neymar -105 milionë dollarë

4. Canelo Alvarez – 94 milionë dollarë

5. Roger Federer – 93.4 milionë dollarë

6. Russell Wilson – 89.5 milionë dollarë

7. Aaron Rodgers – 89.3 milionë dollarë

8. LeBron James – 89 milionë dollarë

9. Stephen Curry – 79 milionë dollarë

10. Kevin Durant – 65.4 milionë dollarë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se 12 qershori…