Guardiola zbulon se a do t’i bashkohet Messi tek City

07 shkurt 2020 | 17:17

Përplasja e Lionel Messit me Eric Abidal dhe forma jo e mirë e Barcelonës bëri që shumë media të spekulonin rreth një transferim të mundshëm të argjentinasit tek Manchester City.

Për këtë çështje ka folur edhe trajneri i “qytetarëve” Pep Guardiola duke theksuar se Leo nuk do të ndryshojë ambient dhe se dëshira e tij është të qëndrojnë në katalonjë.

“Messi është lojtar i Barcelonës. Ai do të qëndrojë atje, kjo është dëshira ime. Nuk do të flas për lojtarët e një klubi tjetër”, ka nënvizuar Pep.

Një deklaratë kjo që i mbyll “derën” Messit për një aventurë në Premier League edhe pse fituesi në fuqi i “Topit të Artë” dëshiron ta mbyll karrierën aty edhe ku e nisi 16 vite më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afirmimi i gruas në jetën politike është shumë i rëndësishëm…