Gucati: Largimi i Yllkës nga ambasada në Hagë është goditja e radhës ndaj çlirimtarëve

24 dhjetor 2022 | 19:22

Pas reagimit të Gresës vajzës së Jakup Krasniqit, ka reaguar edhe Musli Gucati, djali i kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, për shkarkimin e Yllka Gecit nga pozita e sekretares së parë në Ambasadën e Kosovës në Holandë.

Gucati ka falënderuar Yllka Gecin për punën që ka bërë në mbështetjen e liderëve të UÇK-së në Hagë dhe familjarëve të tyre, e në veçanit në ndihmën që i ka ofruar Hysniut gjatë kohës sa ishte operuar ai.

“U largua një Yllkë të cilës pa dëshiren e saj qendra e paraburgimit ju kthye në vend vizitash ditore, u largua një Yllkë që kur babai ynë po përballej me plagë e dhimbje në spitalet e Hagës ajo ishte sa pranë tij aq edhe pranë nesh”, ka shkruar Gucati.

Postimi i plotë i Gucatit:

Yllka paska mbaruar me shërbimin e saj në kuadër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Hagë.

Epo largimi i Yllkës është një goditje tjetër drejt çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahen atje sepse u largua një Yllkë që edhe atëherë kur ne familjarët e tyre nuk mundem t’i kemi pranë ajo ishte pranë tyre.

U largua një Yllkë të cilës pa dëshiren e saj qendra e paraburgimit ju kthye në vend vizitash ditore, u largua një Yllkë që kur babai ynë po përballej me plagë e dhimbje në spitalet e Hagës ajo ishte sa pranë tij aq edhe pranë nesh.

Për ne familjarët mos të flasim fare sepse asnjë si Yllka nuk i njohi vështirësit tona, bashkëndjeu aq shumë me ne sa dera e shtëpisë  së saj në këto dy vite ishte gjithmonë e hapur e zemra e saj e  bardhë na pranoi si të ishim një familje.

Yllkë ti kishe një kohë të caktuar atje, koha jote atje padyshim që për ty ishte e vështirë e stërngarkuar e sfidë në vete, por ta dish ti bërë ata që çlirimtarët ta ndjejn më afër Kosovën e më afër familjen.

E për të qenë një dorë që është zgjat drejt nesh pa asnjë kusht  ti ishe aty në kohën e duhur.

Ti nuk humbesh Yllkë, po kthehesh në atëdheun tënd e tek bashkëqytetarët tu të cilëve u shërbeve në mënyrën më të mirëe më dinjitoze, ne e dimë që ti e ndjen kthimin tënd të zbeht duke i lënë të tetë Çlirimtarët tanë atje, por një ditë patjetër që edhe ata do të vin, e ne së bashku do ti presim.

Ju priftë e mbara Yllka dhe Armend.

Pastë sa më shumë Yllka Kosova.

(Në foto bashkeshortja e Hysni Gucatit, vajza dhe djali tij si dhe bashkeshortja e Nasim Haradinajt dhe Yllka Geci).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës dhe ish-kreu i LDK-së, Isa…