Gucati nga shtëpia e tij: Të fala keni prej të gjithëve, ata që janë në Hagë janë më të fortë se kurrë

17 tetor 2023 | 13:28

Hysni Gucati nuk ka pranuar që të deklarohet për medie, duke kërkuar që të kursehet nga pyetjet e tyre.

Por, shumë shkurt Gucati u ka thënë të pranishmëve në odën e tij se të fala kanë prej të gjithëve, madje ai është shprehur se ata që janë në Hagë janë më të fortë se kurrë.

“Më kurseni mundësisht. Të fala ju kanë bë tanëve, të jeni të bindur te Zoti që ata janë më të fortë se na”, ka thënë Gucati, duke iu referuar Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Nasim Haradinajt, Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës.

Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë konfirmuar lirimin e Gucatit. Në njoftimin e Speciales thuhet se Gucati është liruar me disa kushte që do të mbeten në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare shihet me mundësi të mëdha për t’u kualifikuar…