Gucati: OVLUÇK-ja kërkon kthimin e krahut të luftës në pushtet

12 maj 2026 | 15:12

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se kjo organizatë dëshiron kthimin e krahut të luftës në politikë.

Ai ka thënë se OVLUÇK-ja kërkon të ketë bashkëpunim të ngushtë me secilën parti, megjithatë, ai ka shtuar se si organizatë dëshirojnë kthimin e krahut të luftës edhe në pushtet.

“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë që të jemi bashkë në një tryezë”.

“Ne ende kemi nevojë për liderë të fortë. Mendoj që korriku nuk do të shkojë e ata (liderët e UÇK-së në Hagë) do të kthehen”, ka thënë Gucati për “Klan Kosovën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka…