Guterresi: Bota është thellësisht e ndarë dhe e shqetësuar

24 shtator 2019 | 16:54

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka hapur debatin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork, duke paraqitur një përmbledhje me tone të zbehta për situatën në botë.

Ai ka thënë se bota është thellësisht e ndarë dhe e shqetësuar përballë një krize klimatike, përhapjes së terrorizmit, pabarazisë në rritje dhe “mundësinë alarmante” të një konflikti në Gjirin Persik.

Duke e përshkruar sulmin e mbi objektet e naftës në Arabinë Saudite si “të papranueshëm”, Guterresi u ka bërë thirrje liderëve botërorë të përdorin “arsyen dhe përmbajtjen” në Lindjen e Mesme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ushtarë të Forcës së Sigurisë së Sigurisë së Kosovës…