Guvernatori i BQK-së takohet me ambasadorin francez, ja për çfarë biseduan

16 shkurt 2024 | 13:54

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Francës në vendin tonë, Olivier Guerot, me te cilin ka biseduar lidhur me aktualitetet në sistemin financiar të vendit, zhvillimet makroekonomike, perspektivën, objektivat dhe planin strategjik të BQK-së, nismat për avancimin e sistemit financiar, përfshirë projektin për modernizimin e sistemit të pagesave dhe synimin për anëtarësimin në zonën e vetme të pagesave euro të Bashkimit Evropian, i njohur si SEPA.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=775093361319351&set=pcb.775094514652569

Po ashtu, Ismaili e ka informuar mysafirin mbi Rregulloren për operacione me para të gatshme, duke sqaruar aspektet kryesore, efektet dhe argumentet për pozicionin e saj.

“Sa i përket shqetësimeve të ngritura lidhur me ndikimet e saj në një komunitet të caktuar, u sqarua se rregullorja në fjalë nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK”, ka njoftuar BQK-ja.

Sipas këtij njoftimi, BQK-ja në mënyrë aktive është duke vazhduar me aktivitete të informimit dhe sensibilizimit, përfshirë lëshimin e linjës pa pagesë të dedikuar për qytetarët tanë dhe materiale tjera informuese, duke ftuar ata që ende nuk kanë llogari të hapin një të tillë te secila bankë, e cila për grupe të cenueshme nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024 me Rregulloren e BQK-së për qasje në llogari pagese për shërbime bazike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flutura Kusari, juriste e medies, ka komentuar mbledhjen e Komisionit…