Guvernatori Mehmeti në Budvë: Kosova ka stabilitet financiar

14 qershor 2019 | 13:47

Në panelin e Guvernatorëve të Regjionit të Financave dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore të Rajonit të Ballkanit Perëndimor, që po bahet në Budva po merr pjesë edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti.

Në këtë panel është diskutuar për sistemin bankar, stabilitetin financiar dhe politiken monetare.

Me ketë rast, guvernatori Mehmeti ka deklaruar se trajtimi i krizave financiare është i kushtueshëm, por sipas tij në Kosovë ka stabilitet financiar. “Është mirë që të punohet dhe të parandalohen krizat financiare dhe për këtë duhet të ketë diskutim edhe me bankat komerciale”, ka thënë Mehmeti.

Sipas tij, në Kosovë është rritur mbikëqyrja e bankave.

“Kriza e fundit globale ka ndikuar që të ndryshojnë edhe agjendat. Për Bankën Qendrore të Kosovës sfidë mbetet të kemi stabilitet financiar e bankar”, u shpreh ai.

Sistemi bankar në Kosovë ka arritje, por sipas Mehmetit ka edhe ulje të interesit të kredive që ndikojnë pozitivisht në hapjen e vendeve të reja të punës.

“Kreditë jo performuese në Kosovë janë 2.6 për qind dhe janë më të ulëtat në rajon e më gjerë. Ka shumë arsye që këto kredi janë të ulëta në Kosovë. Sot në Kosovë janë dhjetë banka komerciale prej tyre tetë me kapital të huaj. Po ashtu, likuiditeti është në kuadër të kornizave, pasi kemi likuiditet 25 për qind nga 30 për qind sa është paraparë”, është shprehur guvernatori Mehmeti, duke paralajmëruar rënie të mëtutjeshme të normave të interesit.

(Albulena MAVRAJ – Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj sot i ka ndarë medaljen e heroit…