Gwen Stefani, koncerte në Las Vegas

12 prill 10:44

Këngëtarja Gwen Stefani ka bërë me dije se do të qëndrojë në Las Vegas, me ç’rast do ta nisë mbajtjen e koncerteve në këtë vend.

Gjatë një interviste me “Ellen DeGeneres” ajo ka njoftuar se koncertet do të nisin më 27 qershor të këtij viti në Planet Hollywood Resort & Casino.

Stefani, gjithashtu, ka treguar se një dollar nga çdo biletë e shitur do të shkojë për fondacionin “Cure 4 The Kids Foundation”, i cili ofron tretmane mjekësore për fëmijët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kënga e re e Ariana Grandes do të publikohet gjatë…