Haaland: 36 gola në debutim, jo keq

22 maj 2023 | 11:37

Manchester City ka fituar titullin e nëntë në histori të klubit dhe të tretin radhazi në Premikerligë. Padyshim që më meritori për këtë titull kampioni është sulmuesi norvegjez Erling Haaland që ka realizuar 36 gola e ka dhuruar shtatë asistime në 34 ndeshje zyrtare në Ligën Premier.

Sulmuesi norvegjez ka festuar titullin me Cityn, teksa ka folur për këtë të arritur. “Është joreale. Nuk di çfarë të them. Jam shumë i lumtur. Këto kujtime do t’i mbaj mend gjatë gjithë jetës sime, nuk di çfarë të them. Është e veçantë”, ka thënë Haaland.

“Do ta shijoj këtë ditë. Është e mrekullueshme. Sezoni debutues, 36 gola, trofe në Ligën Premier dhe dy finale të tjera. Jo keq”, ka shtuar Haaland. City ndodhet edhe në finalen e garës më të madhe evropiane për klube Ligës së Kampionëve, si dhe në finalen e Kupës FA. Haaland ka qenë i jashtëzakonshëm këtë edicion, ku në 50 ndeshje zyrtare me fanellën e “Citizens” ka realizuar 52 gola e ka asistuar në tetë të tjerë në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, të shtunën ka deklaruar se…