Haaland nuk largohet nga City

28 prill 2026 | 13:37

Sulmuesi Erling Haaland ka shuar shpresat e Real Madridit dhe Barcelonës për transferimin e tij, duke konfirmuar besnikërinë e plotë ndaj Manchester Cityt.

Përkundër interesimit të dy skuadrave spanjolle për Haalandin, 25-vjeçari ka insistuar se është tejet i lumtur te City dhe se nuk e ka ndërmend të largohet nga “Etihad Stadium”.

Haaland ka insistuar se te ardhmen e tij e sheh me fanellën e Cityt, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2034.

25-vjeçari është pjesë e Cityt prej vitit 2022 kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi dhe deri më tani ka fituar8 trofe me ekipin anglez, përfshirë dy tituj kampioni të Anglisë dhe një trofe të Ligës së Kampionëve.

Në sezonin aktual, Haaland ka regjistruar 48 paraqitje deri më tani në të gjitha garat, ku ka shënuar 35 gola dhe ka bërë 7 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Julian Alvarez ka reaguar me tone të forta ndaj raportimeve…