Haalandi ka klauzolë për transferimi te Reali

05 tetor 2022 | 12:00

Sulmuesi Erling Haaland në vitin 2024 mund të transferohet në Real Madrid. Për këtë gjë janë të bindura dhe mediet spanjolle, që raportojnë që sulmuesi norvegjezi ka kontratë në favor të transferimit te ekipi merengues.

“Në kontratën e Haalandit është një klauzolë që i lejon transferimin te Real Madrid në vitin 2024. Një klauzolë që e favorizon shumë ekipin spanjoll”, ka thënë ish-futbollisti Malaga Fernando Sanz në programin e njohur “El Chiringuito”.

Haalandi po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm te skuadra e Manchester City-it, teksa ka shënuar 17 gola në 11 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëkundje tërmeti me magnitudë 3.4 ballë u ndjenë sot në…