Haalandi në Barcelonë, deklarohet Laporta

04 janar 2022 | 11:05

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland është një nga emrat me të lakuar në tregun e transferimeve të futbollistëve. Sulmuesi norvegjez ka pranuar se dëshiron të vijojë karrierën në Spanjë.

Lidhur me transferimin e Haalandit në “Camp Nou” ka reaguar edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta. Ky i fundit beson se asgjë nuk është e pamundur.

“Ne po punojmë që të kemi një diferencë të caktuar pagash. Haaland te Barcelona? Është e mundur, ne jemi duke ndërtuar një ekip të ri me potencial dhe për këtë gjë duhet pak kohë, por unë nuk mund të them se Haaland është i pamundur. Sollëm Ferran Torres në Barcelonë, gjithashtu po mendojmë dhe disa transferime të tjera për Xavin por nuk dua të përmend emra momentalisht. Po mundohemi të krijojmë një ekip konkurrues dhe për këtë gjë duhet të bëjmë transferime. Ne kemi disa operacione në merkato për të bërë dhe të gjithë do i mësoni kur të ndodhin, po punojmë në qetësi”, ka thënë Laporta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shumë dekada që asnjë grua nuk është nisur nga…