Haalandi në ‘radar’ të Unitedit

04 shkurt 2021 | 11:25

Pasi dështoi të transferojë Jadon Sanchon në dy afatet e fundit kalimtare, Manchester Unitedi ka hequr dorë nga anglezi, shkruan “The Express” të mërkurën.

Sipas këtij mediumi, Sancho nuk është më prioritet i klubit anglez. Raportohet se Manchester Unitedi dëshiron që të blejë Erlind Haalandin e Dortmundit, që është bashkëlojtar i Sanchos.

Këtë plan Unitedi po tenton ta finalizojë në afatin kalimtar të verës. Për Haalandin, që po shkëlqen te Dortmundi, janë të interesuara edhe disa klube të mëdha evropiane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhavit…