Hadërgjonaj debuton për Kosovën: Erdha me këmbë të mbarë

10 qershor 2019 | 23:48

Ylli i Premier Ligës, Florent Hadërgjonaj është shprehur shumë i lumtur me fitoren 3-2 të Kosovës kundër Bullgarisë. Mbrojtësi i Huddersfield debutoi për “Dardanët” në këtë ndeshje duke u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë në vend të Mërgim Vojvodës.

“Erdha me këmbë të mbarë, ka qenë qëllimi jem, por që bëhet kaq e emocionuar s’ma ka marr mendja, është diçka e veçantë, fitore e rëndësishme. Ndeshja e parë është e veçantë, fitorja edhe më shumë. Kishim këtu shumë tifozë dhe ndeshja ime e parë ishte shumë speciale”, ka thënë Hadërgjonaj.

“Festa? U kall krejt zhveshtorja, krejt lojtarët, krejt stafi, Kemi merituar fitoren, nga 2-1, kthyem ndeshjen në 3-2 dhe fituam. Kishim shumë raste, kemi mundur të shënojë 5-6 gola”, ka shtuar Hadërgjonaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milot Rashica ia ka dedikuar fitoren ndaj Bullgarisë në eliminatoret…