Hadërgjonaj: Morëm një pikë të rëndësishme në Izrael

26 mars 2023 | 15:48

Kosova e ka nisur mbarë kampanjën për kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet në Gjermani. “Dardanët” luajtën 1:1 të shtunën mbrëma kundër Izraelit.

E një ditë më vonë, futbollisti Florent Hadëgjonaj tha se arritën që ta marrin një pikët goxha të rëndësishme.

“Tani fokusin e kemi te ndeshja e të martës ku me përkrahjen tuaj duam tre pikët. Forca Kosova”, tha Hadërgjonaj. Të marten, ekipi i Alain Giresse do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese.

Në “Fadil Vokrri”, Kosova do të përballet me Andorrën. “Kaltëreverdhët” do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka drekuar sot me homologun…