Hahn: Dialogu mbetet çelësi për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë

27 janar 2018 | 13:35

Komisioneri për Fqinjësinë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, deklaroi se takimet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe atë kosovar, Hashim Thaçi, në Davos, ishin pozitive duke vënë në dukje se dialogu ishte çelësi për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.

Në një postim në “Twitter”, Hahn deklaroi se kishte zhvilluar një takim pozitiv me presidentët Vuçiç dhe Thaçi, dhe se viti 2018 mund të ishte viti i Ballkanit Perëndimor, nëse të gjithë liderët do të vazhdonin të nxisnin reformat dhe marrëveshjet, duke përfshirë zgjidhjen e problemeve dypalëshe.

“Mbetet në interes të BE-së për vazhduar më tej përpjekjet për dialog në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, si çelësi për përparimin e bisedimeve mes qeverisë serbe dhe kosovare”, shtoi Hahn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurorët e Kosovës janë përballur me shumë sfida gjatë punës…