Hahni: Ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së

01 maj 2019 | 16:21

Bashkimi Evropian (BE) sot feston 15-vjetorin e zgjerimit të tij. Me këtë rast, komisionari për zgjedhim i BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e kësaj organizate.

“Sot ne festojmë 15-vjetorin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, një projekt ambicioz i bazuar në përpjekjet dhe vizionin e përbashkët: ribashkimin e kontinentit evropian dhe mbrojtjen e paqes, prosperitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian”.

“Ky vizion u realizua dhe tani është koha për të hedhur vështrimin përpara dhe për të finalizuar projektin historik të unifikimit të evropianëve duke integruar edhe Ballkanin Perëndimor. Jam i sigurt se, me përpjekje të përbashkëta, kjo do të jetë një histori suksesi për të dyja palët, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor. Jemi më të fortë së bashku”, ka shkruar Hahn në llogarinë e vet në “Twitter”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet kthyese në…